Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/Deschamps-.jpg

Deschamps pranon që një ditë mund të rikthehet trajner tek Juventus

Publikuar: 05/04/2018

Trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk ia mbyll dyert një rikthimi të mundshëm tek Juventus një ditë, pasi ende i përcjell ndeshjet e tyre. 

“Unë kam trajnuar tashmë Juventusin, edhe nëse ka qenë në kushte të veçanta në Serie B”, ka thënë fillimisht Deschamps për Gazzetta dello Sport kur u pyet nëse do të kthehej.

“Ishte një zgjedhje që unë bëra me zemrën time, për t’i dhënë klubit dhe familjes Agnelli atë që më dhanë mua si lojtar”.

“Tani unë jam trajneri i Francës dhe jam i lumtur për këtë”.

“Ne do të shohim më vonë, por unë gjithmonë i kushtoj vëmendje pak më shumë Juventusit”.

“Pastaj, nëse kthehem të stërvit jashtë vendit, do të ishte thelbësore që unë të flisja gjuhën lokale, ashtu siç bëra në Torino”, përfundoi francezi.