Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/dsf.jpg

Djali i Lorikut ‘transferohet’ tek Marseille

Publikuar: 16/05/2018

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka disa kohë që është larguar nga futbolli, por duket se do ia trashëgojë talentin të birit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar se vazhdon të mbështesë ekipin e Marseille.

Në fotografi shfaqet djali i tij i vogël, që mban bluzen ‘Cana 19’, të cilën ish-futbollisti e vishte kur qëndronte në radhët e skuadrës franceze, ekip ku mbante dhe shiritin e kapitenit.

“Nga gjenerata në gjeneratë. Jepi Om”, shkruan ai në statusin e tij.