Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/can.jpg

Emre Can “kërcënon” Liverpool

Publikuar: 25/03/2018

E ardhmja e Emre Can ishte programuar të ishte shumë larg Liverpool-it me mesfushorin turko-gjerman që është futur në vitin e fundit të kontratës dhe Liverpool dëshiron ta mbajë me çdo kusht.

Kështu, Can ka treguar kushtet e tij për qëndrimin në “Anfield Road”.

Ai ka kërkuar 200 mijë paund në javë për të rinovuar kontratën, ndërkohë që mbetet të shihet nëse Liverpool do t’ia plotësojë kërkesën, edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë.