Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/barcelona-v-real-madrid-la-liga-5af0b5da73f36cc82a00000b.jpg

Iniesta e zgjedh Japoninë

Publikuar: 23/05/2018

Andres Iniesta ka pasur oferta nga Kina, Amerika dhe Japonia, por ka zgjedhur këtë të fundit.

Ai përfundimisht do të nënshkruajë me klubin Vissel Kobe.

Sipas asaj që shkruan gazeta El MundoDeportivo, Iniesta ka udhëtuar drejt Japonisë, aty ku ditën e nesërme do të firmosë kontratën me Vissel Koben.

Skuadra e re e Iniestas aktualisht pozicionohet në vendin e 6-të.

Ish kapiteni i Barcelonës do të ketë shok skuadre një tjetër kampion bote siç është gjermani Lucas Podolski.

Ende nuk dihet se në sa do të fitojë me kontratën e re Iniesta, por e ardhmja e mesfushorit do të jetë në Japoni.

Iniesta e ka kaluar të gjithë jetën në klubin e Barcelonës dhe kjo do të jetë një eksperiencë e re.