Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/hi-res-90d3314507b1ac56a511ee38a451ccb0_crop_north.jpg

Inter kthen interesimin për Rabiot

Publikuar: 13/03/2018

Gjiganti italian është shumë i interesuar që ta blejë mesfushorin gjatë verës, gjë të cilën e kishte tentuar edhe para dy vjetësh.

Inter do të bëjë një përpjekje tjetër për të transferuar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, gjatë afatit kalimtar të verës.

Një nga shefat e ekipit italian, Ëalter Sabatini, është fans i madh i 22-vjeçarit dhe do të mundohet ta bindë të ndërrojë ambient.

Kontrata e Rabiot me skuadrën franceze skadon më 2019 dhe tek Inter shpresojnë se mund ta përdorin këtë gjë për ta blerë.