Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/xhakademtim.png

Kombëtarja merr lajmin e keq nga Xhaka

Publikuar: 12/04/2018

Dëmtimi i Taulant Xhakës në ndeshjen kundër FC Zurich, mund të rezultojë fatal për mesfushorin e kombëtares kuqezi që sipas të gjitha gjasave ka mbyllur sezonin. 

“Taulant Xhaka nuk do të jetë i gatshëm për një periudhë kohe të papërcaktuar. Mesfushori ynë u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen kundër FC Zurich dhe iu desh që të zëvendësohej. Të urojmë më të mirën Taulant”,-thuhet në faqen zyrtare të Basel në “Twitter”.

Xhaka la fushën i dëmtuar në minutën e 81-të  të ndeshjes mes Basel-it dhe Zurich-ut, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. 

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori 27-vjeçar ka dëmtim të ligamenteve të brendshme të gjurit, teksa klubi nuk ka dhënë më shumë detaje për kohën që do t’i duhet mesfushorit për t’u riaftësuar.