Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/Croatia13.jpg

Kroati merr drejtimin e klubit të madh gjerman

Publikuar: 13/04/2018

Niko Kovac do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich.

Sipas të përditshmeve gjermane, trajneri aktual i Eintracht Frankfurt është planifikuar të zëvendësoi trajnerin e përkohshëm Jupp Heynckes që në fundin e këtij sezoni do të dalë në pension.

Kjo nuk do të jetë eksperienca e parë tek klubi bavarez, pasi Kovac luajti nga sezoni 2001-2003 me Bayern-in.

“Bild” zbulon se 46 vjeçaro do të firmosë një kontratë dyvjeçare.

Vetëm një javë më parë, Kovac deklaroi se nuk do të ndryshonte ambjent, por ai e la derën të hapur për një skuadër të re në karrierën e tij.

“Nuk ka asnjë arsye të dyshoj nëse do të jem trajner këtu vitin e ardhshëm. Gjithçka ndodh në futboll, nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Kovac pak ditë më parë.