Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/Sergio-Ramos-Mohamed-Salah-965550-1527436642.jpg

Pasi ndërhyri ndaj Salah, tifozët e Liverpool dërgojnë Sergio Ramos në UEFA e FIFA

Publikuar: 27/05/2018

Mbi 130 000 tifozë të Liverpool-it kanë nënshkruar një peticion, ku thuhet se Sergio Ramos duhet të ndalohet për të luajtur futboll pas asaj ndërhyrje ndaj Mohamed Salah, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbështetësit e Liverpool i kanë bërë thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të ndërmarrin veprime kontrete kundër Ramos-it, pasi sipas tyre mbrojtësi spanjoll kishte synimin për të dëmtuar Salah.

Sulmuesi egjiptian dhe Ramos u përplasën në një duel një kundër një dhe në minutën e 30-të u detyrua të lë fushën.

Objektiv i këtij peticioni është që të firmoset nga 150 000 persona, shifër që duket se do të plotësohet me lehtësi.

Megjithatë, Ramos e ka mohuar me forcë se kishte për qëllim të dëmtonte Salah dhe i ka uruar një rikthim të shpejtë atij përpara Kupës së Botës.

Dëmtimi i Salah thuhet se ndryshoi gjithë rrjedhën e takimit, pasi në fundin e saj pa Realin e Madridit të ngrinte për të 13 herë trofeun lart, pas fitores me shifrat 3-1 përballë Liverpool-it.