Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/ronaldo-1-750x430.jpg

Gafa e madhe e Ronaldos

Publikuar: 04/03/2018

Para disa ditësh, ylli portugez Cristiano Ronaldo, shënoi golin e 300-të në La Liga, duke u bërë futbollisti i vetëm pas yllit të Barcelonës, Lionel Messit, që e arrin këtë rekord historik.

Në fitoren e Real Madridit 4-0 ndaj Alavesit një javë më parë, Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola, të 299 dhe 300, gjithmonë sipas vetë portugezit dhe klubit madrilen, i cili ishte i shpejtë për t’ia uruar atij arritjen e këtij rekordi mahnitës.

Megjithatë, nga La Liga nuk pati asnjë reagim atë natë, sipas të cilës Ronaldo kishte shënuar golin e 298 dhe 299.

Ndërkohë, Ronaldo shënoi gol në pjesën e parë të ndeshjes mes Real Madridit ndaj Getafes, pas të cilit erdhi reagimi i menjëhershëm i La Ligës në Twitter.

Më në fund faqja zyrtare e ligës kryesore spanjolle La Liga i uroi pesë herë fituesit Topit të Artë golin e 300-të në kampionatin spanjoll.

Sido që të jetë, tashmë është e sigurt se Ronaldo e ka arritur atë shifrë që deri më tani vetëm Messi ia ka dalë ta arrijë, 300 gola të realizuara në La Liga.