Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/10/gavi-675x450-1.jpg

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti



Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen më të madhe e mori as më shumë e as më pak por një 17 vjeçar si Gavi.

Nuk është e lehtë për një fëmijë që para tre muajsh ishte thjeshtë një tifoz i Spanjës të luaj si titullarë kundër kampionëve të europës për të tepër të shkëlqejë.

“Verratti, një lojtarë i nivelit botëror, vuajti përballë tij” shkruan Marca.

Nuk ka frikë nga asgjë. Përballë një mjeshtri si Verratti u tregua kompetent, lexohet në artikullin e L’Equipe.

U zëvendësua në minutën e 83-të duke u sjell si një lider e jo si një fëmijë, shkruan Daily Mail. Luis Enrique e kthen në lojtarin më të ri në historinë e Spanjës, djaloshi e falënderon me një paraqitje të shkëlqyer në mesfushë, shkruan Bild. Të gjithë mediat e madha evropiane shprehën hapur admirimin për këtë talent të madh që po rrit Barcelona. Edhe trajneri Luis Enrique foli me fjalë të ëmbla për 17-vjeçarin: “E kisha thënë që është një lojtar unik. Dukej sikur luante në oborrin e shtëpisë. Ka një personalitet jashtë normales, nuk është human, debutimi i tij ishte perfekt”, u shpreh trajneri i Spanjës.

Të fundit

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Francë – Gjermani, formacionet e mundshme

Franca dhe Gjermania do të ballafaqohen sonte në stadiumin “Alianz Arena”, dhe mbase kjo do të jetë edhe sfida më interesante deri më tani në Euro 2020. Të dy kombëtaret vijnë në këtë

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Info Tjera