Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/1157885306.jpg.0-e1595111213317.jpg

Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin



Trajneri i Përfaqësueses së Uellsit, Ryan Giggs është i kënaqur me transferimin e Gareth Bale nga Real Madridi te Tottenhami.

Ylli i Real Madridi është bashkuar me Spurs në një huazim sezonal me të drejt blerje dhe kjo është cilësuar si pozitive nga Giggs.

“Ai do të luajë më rregullisht sesa bëri në Madrid. Nuk ka rëndësi se çfarë cilësie dhe eksperience zotëron, është gjithnjë më mirë kur jeni duke luajtur, veçanërisht në arenën ndërkombëtare kur keni dy ndeshje në një hapësirë ​​të shkurtër kohe”, ka thënë fillimisht Giggs.

“Të luash një lojë dhe të mos luash pastaj disa lojë radhazi është shumë e vështirë”.

“Do të jetë shumë më mirë nëse ai luan rregullisht. Ai do të jetë më i mprehtë, do të jetë në gjendje të luajë ato dy ndeshje”.

“Ai është në një klub që e njeh mirë, me një menaxher shumë të mirë dhe ai ka thënë se është si të kthehesh në shtëpi”.

“Është një lëvizje e mirë për Gareth, është mirë për Spurs dhe mirë për Ligën Premier në përgjithësi, të kesh dikë të tillë që mund ta shikojmë çdo javë”, përfundoi trajneri i Uellsit. 

Të fundit

O’Neal tregon si i shpenzoi një milion dollarë në një ditë

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës. Kur O’Neal n

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij. Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barce

Thellohet kriza me Covid-19 te skuadra e njohur italiane

Tre lojtarë të Lazios humbën seancën stërvitore këtë mëngjes dhe disa prej tyre treguan simptoma të coronavirusit Covid-19, pretendojnë raportet në Itali. Klubi nga kryeqyteti udhëtoi në

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Rikthehet kaosi në futbollin francez

Megjithëse dëshirat janë për vazhdimin e kampionateve të futbollit, realiteti është padyshim i ndryshëm, që futbolli të funksionojë normalisht, si në vendet e zhvilluara, po ashtu dhe në

Bashkimi fiton dramën në Prizren, Ylli fiton në Suharekë

Në palestrën e sportit në Prizren është zhvilluar ndeshje dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës nga Mitrovica. Bashkimi ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 73:72 (27:15, 13:22, 15:19,

Info Tjera