Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/tifoz.jpg

Gjermania merr vendim për tifozët



Për herë të parë që nga ndërprerja e kampionateve dhe bllokimi sanitar i autoriteteve, disa stadiume në Gjermani mund të hapen për publikun në mes të muajit shtator për rrethin e parë të Kupës. Lajmi bëhet i ditur Federata Gjermane e Futbollit.

“Në kategorinë e tretë, në Kupë dhe në Bundesligën e femrave, numri i tifozëve do të vendoset nga çdo klub, në bashkëpunim me autoritetet sanitare lokale”, shkruhet në njoftimin zyrtar. “Kjo do të thotë se disa stadiume do të hapen për tifozët, ndërsa disa klube mund të presin pak tifozë, ose asnjë”.

Mbeten të ndaluar për momentin ndeshjet në udhëtim për tifozët mysafirë. Lëvizja e tifozëve për në një qytet tjetër është e ndaluar kudo.

Duke parë mungesën e një rregulloreje unike kombëtare, Federata Gjermane ka vendosur t’u besojë vendimeve të autoriteteve lokale që të veprojnë me mesat kundër koronavirusit.

Sidoqoftë, tani për tani flitet vetëm për një numër të reduktuar tifozësh, mesatarisht 1000 tifozë për ndeshje, edhe pse qytete si Magdeburgu kanë autorizuar hyrjen e 7500 personave.

Gjermania e trajnerit Low do të vazhdojë të luajë me dyer të mbyllura në Ligën e Kombeve, kurse Bundesliga dhe Bundesliga 2, që varen nga Liga dhe jo nga Federata, tendenca është për një nisje pa tifozë në gjithë vendin.

Të fundit

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Super Ibra e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan

Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha. Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku

Lazio interesohet për Mustafin

Mediat italiane raportojnë se Shkodran Mustafi dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur me Sampdorian. Arsenal nuk pritet të bëjë rezistencë për Mustafin, pasi dëshiron të fito

Info Tjera