Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/1-1530.jpg

Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

Publikuar: 25/02/2018

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shumë i lumtur për triumfin në Carabao Cup, por thotë se ka tituj më të rëndësishëm që janë në garë.

City mposhti 3:0 Arsenalin për të fituar titullin e parë këtë sezon, por është në garë edhe për titullin e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

“Ky është titull i rëndësishëm. Ka tituj tjerë më të rëndësishëm, por ne jemi të lumtur. Përgëzime të gjithëve”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.