Guardiola transferon lojtarin më me perspektivë të Spanjes
Manchester City ka transferuar lojtarin spanjoll të U21 Ferran Torres.
Anësori që deri më tani ka qenë duke luajtur për Valencian ka nënshkruar marrëveshjen pesë-vjeçare me klubin anglez.
Ky është transferimi i parë i verës i bërë nga Pep Guardiola, me një tarifë fillestare prej 20.8 milionë plus bonuse të tjera.
City nisi përpjekjet për Torresin pas transferimit të Leroy Sane në Bayern Munich muajin e kaluar.
20-vjeçari vjen nga akademua e njohur e Valencias, ka shënuar katër herë në 34 paraqitje sezonin e kaluar, derisa konsiderohet si një nga lojetarët me perspektivën më të ndritur të Spanjës.
“Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Cityn. Everydo lojtar dëshiron të përfshihet në skuadrat sulmuese dhe Manchester City janë një nga më sulmuesit në futbollin botëror. Pep (Guardiola) inkurajon një stil me të vërtetë të hapur, agresiv, që unë e dua, dhe ai është një menaxher me një rekord të dëshmuar për përmirësimin e lojtarëve. Të kesh atë që të mbikëqyrë zhvillimin tim është një ëndërr. City ka fituar shumë trofe në 10 vitet e fundit dhe shpresoj se mund të luaj një rol në vazhdimin e këtij suksesi”, tha Torres për faqen e internetit të klubit.
City janë gjithashtu është në përpjekje për transferimin këtë verë të qendërmbrojtësit Nathan Ake për 41 milionë funte nga Bournemouth.