Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/flick.jpg

Hansi Flick largohet nga Bayern Munchen?



Ka mjaftuar vetëm 1 humbje në Champions League dhe Hansi Flick mund t’i japë lamtumirën Bayern Munchen pas vetëm një vit e gjysmë më drejtimin e skuadrës kampione.

Sipas “Bild”, tekniku ka vendosur që në fund të këtij edicioni të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

Edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2023, qëndrimi te Bayern nuk është më aq i sigurt.

Një nga arsyet është largimi i Karl Hainz Rumenige nga posti i shefit ekzekutiv, duke i hapur rrugë një brezi të ri drejtuesish me në krye Oliver Kahn.

Trajneri aktual është i lidhur ngushtë me drejtuesit që i besuan atij detyrën në krye të Bayern dhe nuk duket i bindur nga projekti i ri në klub.

Situatën e kanë përkeqësuar mosmarrëveshjet me drejtorin teknik Hasan Salihamixhiç.

Kjo për çështjet rreth planifikimit dhe transferimeve të disa futbollistëves ku nuk është marrë mendimi i Flick.

Për teknikun bavarez, opsioni më i mundshëm mbetet drejtimi i kombëtares gjermane, nga e cila do të largohet Joachim Loë në fund të Europianit.

Flick ka qenë asistenti i Loë për 8 vite, duke u larguar nga përfaqësuesja pas fitores së Botërorit 2014.

Gazeta gjermane “Bild” shkon më tej, teksa as fitimi sërish i Champions League nuk ta mbante Flick te Bayern Munchen, teksa me titullin kampion thuajse sërish në xhep, trajneri nuk do të kishte më çfarë të fitonte, duke kërkuar një aventurë të re krejt ndryshe në moshën 56 vjeçare.

Të fundit

Milani në garë më Arsenalin për Sanchesin

Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin. Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin

Shqipëria renditet e treta në eliminatore

Edhe pse me shumë vështirësi, me mungesa, me probleme në formacion, pa tifozë në “Air Albania”, Shqipëria arrin të marrë atë që i duhej duke mposhtur Andorrën. Ky sukses e çon ekipin

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Shuhen ëndrrat e Juves dhe Real Madrid

Pol Pogba prej vitesh ka qenë jo pak i dyzuar për të ardhmen e tij, shpesh i pa lumtur në “Old Traford” duke shprehur hapur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Mesfushori francez nuk

Info Tjera