Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/images.jpeg-8.jpg

Holandezi merr drejtimin e Barcelonës



Pritej vetëm zyrtarizimi, i cili erdhi gjatë paradites së sotme dhe Ronald Koeman është tashmë trajneri i ri i Barcelonës.

Holandezi 57-vjeçar kishte arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit që gjatë javës së kaluar, por mori pak kohë për të prishur kontratën që e mbante të lidhur me kombëtaren e Holandës.

Mbrëmjen e djeshme Koeman u rikthye në Katalunjë dhe hodhi firmën mbi kontratë, ndërsa klubi “blaugrana” njoftoi sot edhe zyrtarisht emërimin e tij si trajner i skuadrës, ku zë vendin e Quique Setien, i shkarkuar pas humbjes së turpshme 8-2 ndaj Bayernit të Mynihut, në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Për Ronald Koeman ky është një rikthim te Barcelona, fanellën e të cilës e ka veshur për 6 sezone si futbollist dhe numëron 264 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar edhe 88 gola, ndonëse ka luajtur si mesfushor para mbrojtjes.

Sa i përket eksperiencës i trajner, Koeman ka drejtuar skuadra të ndryshme si Vitesse, Ajax, PSV, Feyenoord, Valencia, AZ Alkmaar, Benfica, Southampton, Everton e së fundi kombëtaren holandeze, me të cilën ka bërë një punë mjaft të mirë për ta rikthyer në nivele të larta.

Tani do të ketë të njëjtin mision edhe te Barcelona, që vitet e fundit ka treguar se nuk është më ajo skuadra që tremb të gjithë rivalët në Europë dhe mbi të gjitha sapo mbylli një sezon pa asnjë trofe të fituar.

Përveç Koeman, Barcelona njoftoi sot se ka emëruar në rolin e Drejtorit Teknik, spanjollin Ramon Planes, i cili merr kështu vendin e ish mbrojtësit francez Eric Abidal, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme.

Të fundit

Feronikeli përballet sot me Gjilanin

Superliga e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit të xhiros së 1-të. Feronikeli do të jetë nikoqir i Gjilanit. Dy skuadrat synojnë fitore në xhiron e parë. Formacionet zyrtare: Fero

Talenti shqiptar zgjidhet më i miri i sezonit

Arbnor Muçolli ka bërë një sezon fantastik sezonin e shkuar dhe për këtë është vlerësuar. Mesfushori i Shqipërisë është zgjedhur lojtari më i mirë sezonit në ligën e parë. Vejle BK

Mourinho transferon dy lojtarë interesant

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, afroi dy futbollistë shumë interesantë nga skuadra e Real Madridit. Gareth Bale u huazua për një vit nga madrilenët, ndërsa Sergio Reguilon u ble përfund

Kololli e nis me super gol në kampionatin zviceran (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të elitës së futbollit të Zvicrës. Kololli realizoi gol të bukur kundër Young Boys për skuadrën e tij Zurich. Ai

Edhe një shqiptar drejt Serie A

Zërat se Keidi Bare kërkohet nga klubet italiane po forcohen së shumti gjatë ditëve të fundit. Mesfushori i Malagës dhe Shqipërisë ka ngjallur interes dhe në Serinë A. Sipas “Tuttosport

Arijanet Muriçi, nga Premier Liga në La Liga

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi pritet të luaj në një prej ligave më të forta atë të La Ligas. Ai është portieri i Xhironas dhe po e vazhdon karrierën në Spanjë në formë të huazim

Info Tjera