Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/192010.jpg

Honda shkakton tërmet në Formula 1



Red Bull dhe AlphaTauri janë në kërkim të një furnizuesi të ri të motorëve pas njoftimit tronditës që Honda do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të vitit 2021.

Prodhuesi japonez i motorëve u kthye në kampionat në 2015 me McLaren, pasi ishte frymëzuar nga pajisjet që u përqëndruan në teknologjinë hibride dhe rigjenerimin e energjisë.

Ata patën një partneritet të vështirë dhe të pasuksesshëm, duke kulmuar në ndarjen e tyre.

Honda bashkoi forcat me Toro Rosso në 2018 dhe një vit më vonë filloi të punonte me Red Bull. Me këto ekipe, Honda ka fituar 5 gara në dy vite e gjysmë.

Honda tha se vendimi ishte marrë sepse industria e automobilave po kalonte një “periudhë të transformimit të madh”.

“Honda do të punojë së bashku me Red Bull Racing dhe Scuderia AlphaTauri për të vazhduar garën me përpjekjet e saj maksimale për më shumë fitore deri në fund të sezonit 2021,” shtoi kompania japoneze në një deklaratë.

Vendimi do ta lërë Formulën 1 me tre furnizues të motorëve- Mercedes, Ferrari dhe Renault.

Sipas rregullave aktuale, Renault do të detyrohet të furnizojë me motorë ekipet Red Bull dhe AlphaTauri, pasi për momentin kanë më pak klientë sesa furnizuesit e tjerë.

“Ne shpresojmë të fillojmë një epokë të re të inovacionit, zhvillimit dhe suksesit”, tha shefi i Red Bull, Christian Horner, i cili tha se e kuptonte dhe respektonte vendimin e Honda.

“Si një grup, tani do të marrim kohën që na duhet për të vlerësuar dhe për të gjetur zgjidhjen më konkurruese të furnizimit të motorëve për 2022 e më tej.”

Të fundit

Peja fiton klasiken e parë ndaj Prishtinës

Peja ka fituar sfidën e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22), në kuadër të javës së parë të Superligës. Peja e nisi ndeshjen më mi

Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian

Enis Bardh i ishte i ftuari special i Leila Krajës në emisionin “Sport Time”, në SuperSport. Mesfushori i Levantes, një nga pikat kyçe të suksesit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës n

Pirlo publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Barcelonën

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka publikuar listën me 21 futbollistë të ftuar për përballjen ndaj Barcelonës në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve. Leonardo Bonucci mund të fill

Plas skandali në klubin mbretëror

Si të mos mjaftonte ecuria negative në Champions e zyrtarizuar me barazimin kundër Borussia Monchengladbach dhe pankina e lëkundur e Zinedine Zidane, te Real Madrid është gati për të shpërthy

Këto janë 8 ndeshjet interesante të ditës së sotme

Champions League vazhdon sot me 8 ndeshje mjaft interesante. Nga ora 18:55 do të zhvillohen dy ndeshje interesante. PSG do të jetë mysafire e ekipit turk, Basakesehir, kurse Chelsea është mysafir

CR7 humb përballjen e sotme kundër Barçës dhe Messit

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në tamponin e fundit. Testi i kryer mbrëmjen e djeshme bën që ylli portugez të humbasë sfidën e sotme kundër Barcelonës dhe Lionel Mess

Info Tjera