Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/kante.jpg

Humb ndjenjat futbollisti i Chelsea-t, terrorizohen shokët e skuadrës

Publikuar: 06/03/2018

N’Golo Kante, mesfushori francez i Chelsea ka përjetuar një moment të keq të premten e shkuar, teksa ka humbur ndjenjat përgjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes me Manchester City.

Ngjarja është raportuar nga ‘The Telegraph’ të hënën në mbrëmje nga burime brena klubit londinez. Francezi është përplasur pa ndjenja në tokë në Cobham duke krijuar panik te shokët e skuadrës.

Mjeku i skuadrës ka mbërritur në pak sekonda dhe ka marrë në kontroll gjendjen e futbollistit. Fillimisht u dyshua për një problem kardiak, por kontrollet e specializuara kanë konfirmuar shëndet të mirë të futbollistit.

Mesfushori energjik ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e radhës kundër Manchester City, por mëngjesin e ndeshjes nuk është ndjerë mirë dhe stafi mjekësor për të evituar ndonjë rrezik te mundshëm e ka lënë pushim.

Atë pasdite u lajmërua dhe lajmi i kobshëm për vdekjen e parakohshme te Davide Astori.

N’Golo Kante është stërvitur të hënën pasdite me skuadrën në Cobham dhe me shumë gjasa do të jetë gati për takimin e fundjavës kundër Crystal Palace, si edhe të mërkurën e ardhshme kundër Barcelonës në Champions League.