Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/a6a17fa369ee1797e9b3fb285245a2b9.jpg

Hysaj në radarët e Real Madrid



Elseid Hysaj mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve.

Anësori kuqezi përfaqëson një okazion të vërtetë në këtë merkato vere pasi largohet nga Napoli me parametra zero, ky fakt ka bërë që shumë klube të mëdha europiane të interesohen për mbrojtësin.

Mes shumë emrave që kanë dalë në skenë këtë periudhë, sipas mediave spanjolle edhe Real Madrid ka shfaqur interes për lojtarin e Napolit.

Nuk është thjeshtë një thashethem por një interesim konkret nga gjigandët spanjoll duke parë që Hysaj mund të përshtatet në dy krahët e mbrojtjes dhe mund të jetë një alternative luksi për çdo trajner që do të drejtojë Realin sezonin e ardhshëm.

Për momentin, ky lajm nga mediat spanjolle është thjeshtë një opsion i bujshëm, ideja e Hysaj dhe agjentit të tij është të gjejnë një skuadër ku anësori të ketë më shumë minuta, preference e parë mbetet Serie A ku Roma, Lazio dhe Milan kanë shfaqur interesim për të.

Prej kohësh verdhekuqtë kanë ndjekur nga pranë situatën e Hysaj por ardhja e Mourinho në kryeqytet mund të ndryshojë këtë qasje të klubit roman.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera