Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Elseid-Hysaj-3-800-445.jpg

Hysaj pritet të firmosë në janar me klubin e ri



Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli, ose më saktësisht po kalon sezonin e fundit në radhët e këtij klubi.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, sipas mediave përtej Adriatikut, ka gjetur akordin dhe pritet të firmosë marrëveshjen me klubin e ri që në ditët e para të janarit 2021.

Hysaj është në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe që në janar i lejohet të firmosë me këdo.

Kanë qenë të shumta skuadrat që kanë shfaqur interes për futbollistin e sipas rregullores, ai mund të firmose me një ekip të ri që në ditët e para të janarit, kur fillon 6-mujori i fundit i marrëveshjes së tij.

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë napolitanëve janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

Të fundit

Ademi e Duka japin premtimet e mëdha për vitin 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Futbollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Futbollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në

Messi i bashkohet ekipit ani se pjesëmarrja e tij në fushë është e dyshimtë

Ronald Koeman nuk do të lërë asnjë futbollist në Barcelonë. Do t’i marrë të gjithë me vete në Sevilje për finalen e parë të sezonit, përfshirë këtu edhe lojtarët e dëmtuar si Pike,

Chelsea rikthehet te fitorja

Vetëm 1 pikë kishte marrë Chelsea në tre ndeshjet e fundit në kampionat. Një moment i vështirë, sidomos për trajnerin Frank Lampard. Gjithsesi, “Blutë” e Londrës janë rikthyer te fitor

Lakers e Clippers me fitore bindëse

Janë zhvilluar shtatë ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan, NBA. Dy skuadrat nga Los Angelesi, Lakers dhe Clippers kanë shënuar fitoret e radhës. Në “Staples Center” të Lo

Gjashtë mëkatet e Zinedine Zidane

Real Madrid nuk ka arritur të fitojë trofeun e tyre të parë këtë sezon pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës me Zinedine Zidanen që nuk ka arritur të zgjidhë disa çështje që mund të ndi

Prishtina pas ndeshjes me Barcelonën: Pavarësisht rezultatit, jemi krenarë me djemtë tanë

Mabetex Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e saj në kuadër të Ligës së Kampionëve për raundin e 32-të kundër Barcelonës. Barcelona, si kampione në fuqi, ka mposhtur lehtë Prishtinën me rezul

Info Tjera