Futboll http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/astori-13.jpg

Ish-klubet e Astorit tërheqin numrin 13 për nder të tij

Publikuar: 06/03/2018

Cagliari dhe Fiorentina zyrtarisht kanë vendosur për të nderuar Davide Astorin duke tërhequr numrin 13-të përgjithmonë nga fanellat e tyre.

Kjo pas vdekjes tragjike të tij në mëngjesin e së dielës.

Kapiteni i Violas, pësoi një sulm në zemër teksa ishte duke fjetur në hotelin e skuadrës në Udine, pak orë para ndeshjes ndaj Udineses.

Ai ishte pjesë e Cagliarit për gjashtë vite, para se të huazohej te Roma dhe pastaj të kalonte te Fiorentina, ku luajti për katër sezone.

Sot (e martë) të dy klubet e lartëpërmendura njoftuan publikun se kanë vendosur të pensionojnë numrin 13-të, që më herët ishte bartur nga Astori.