Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/GonzaloHiguain-1-e1600365689956-780x439-1.jpg

Juve ia ndërpret kontratën Higuainit



Juventusi ia ka ndërprerë zyrtarisht kontratën Gonzalo Higuainit me marrëveshje të dyanshme, por me efekt negativ prej 18.3 milionë euro për financat e kampionit italian.

Edhe pse e kanë kursyer pagën e argjentinasit duke e lejuar largimin e mëhershëm të tij (një vit më herët), në komunikatë e Bianconerëve thuhet se ndërprerja e kontratës ka gjeneruar efekt negativ ekonomik për klubin.

Juventusi kishte paguar klauzolën prej 90 milionë eurosh kur e bleu Higuainin nga Napoli ne vitin 2016, ndërsa më pas u dërgua në huazime të pasuksesshme te Milani dhe Chelsea, për t’u kthyer sërish në Torino.

Pas angazhimit të Andrea Pirlos në postin e trajnerit, ai e njoftoi lojtarin se nuk bën pjesë në planet e tij.

Higuain tashmë ndodhet në Amerikë, ku pritet t’i bashkohet klubit të MLS, Inter Miami CF, pjesë e të cilit është Blaise Matudi.

Të fundit

Bashkimi fiton dramën në Prizren, Ylli fiton në Suharekë

Në palestrën e sportit në Prizren është zhvilluar ndeshje dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës nga Mitrovica. Bashkimi ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 73:72 (27:15, 13:22, 15:19,

Barça e Juve replikojnë në rrjetet sociale se a është më i mirë Messi apo Ronaldo

COVID-19 i hoqi mundësinë tifozëve të rishihnin edhe një herë duelin Ronaldo-Messi. CR7 mungoj në përballjen e parë Juve-Barça por “pleshti” zbriti në Torino dhe la shenjën e tij duke

Peja fiton klasiken e parë ndaj Prishtinës

Peja ka fituar sfidën e rivalëve të vjetër ndaj Sigal Prishtinës, duke triumfuar 107:86 (27:20, 26:22, 29:22, 25:22), në kuadër të javës së parë të Superligës. Peja e nisi ndeshjen më mi

Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian

Enis Bardh i ishte i ftuari special i Leila Krajës në emisionin “Sport Time”, në SuperSport. Mesfushori i Levantes, një nga pikat kyçe të suksesit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës n

Pirlo publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Barcelonën

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka publikuar listën me 21 futbollistë të ftuar për përballjen ndaj Barcelonës në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve. Leonardo Bonucci mund të fill

Plas skandali në klubin mbretëror

Si të mos mjaftonte ecuria negative në Champions e zyrtarizuar me barazimin kundër Borussia Monchengladbach dhe pankina e lëkundur e Zinedine Zidane, te Real Madrid është gati për të shpërthy

Info Tjera