Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/klopp-3.jpg

Klopp: Nuk hyjmë në këtë ndeshje për hakmarrje



Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka insistuar që hakmarrja nuk është në mendjen e tyre, para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Përballja e sotme në “Santiago Bernabeu” do të jetë e para, që nga finalja e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18, të cilën Madridi e fitoi 3:1, vetëm për të ngritur trofeun e tretë radhazi të këtij kompeticioni.

Humbjen në Kiev, Liverpooli e shfrytëzoi si mësim, ku në finalen e sezonit 2018/19 mposhtën skuadrën londineze Tottenham, dhe arriti ta ngritë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Pas tre viteve që nga finalja ku Garreth Bale shënoi dy gola për ta mposhtur Liverpoolin, Klopp thotë që skuadra e tij e ka lënë atë humbje në të kaluarën.

“Nuk jemi në këtë aventurë për hakmarrje. Jeta është kështu. Nuk jam person që beson në hakmarrje, por nëse mund ta arrijmë atë gjë do të ishte mirë. Ne ndihemi që jemi duke pasur momente të mira në Premier Ligë. Tani shpresojmë ta mbajmë këtë ecuri”, tha Klopp.

“Motivimi jonë është në nivelin më të lartë, sepse kjo është Liga e Kampionëve, dhe ne dëshirojmë që të kalojmë në raundin tjetër, nuk ka asgjë të bëjë me 2018-ën. Në momentin që e pash kundërshtarin në ceremoninë e shortit, pastaj mu kujtua finalja e Kievit”, shtoi trajneri gjerman.

Sot, Liverpooli do të jetë mysafirë i Real Madridit, përballje kjo që i takon ndeshjes së parë të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, që nga finalja e sezonit 2017/18 në Kiev, ku “Galaktikët” mposhtën “Të Kuqtë” me rezultat 3:1.

Të fundit

Besart Berisha largohet pa lënë gjumë

Besart Berisha e mbyll me Prishtinën pa provuar shijen e golit. Sulmuesi u mor me pompozitet të madh nga kampionët e Kosovës dhe tani vjen njoftimi për largimin para përfundimit të kontratës.

Milani në garë më Arsenalin për Sanchesin

Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin. Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin

Shqipëria renditet e treta në eliminatore

Edhe pse me shumë vështirësi, me mungesa, me probleme në formacion, pa tifozë në “Air Albania”, Shqipëria arrin të marrë atë që i duhej duke mposhtur Andorrën. Ky sukses e çon ekipin

Sterling “plas bombën”

Futbollisti i Manchester City-t në një intervistë të fundit ka pranuar se është i hapur të largohet nga Citizens, ku kohet e fundit nuk po ndihet komod. Skemat e Pep Guardiolës nuk po i përsh

Kosova nuk ia del me Suedinë

Kosova është mposhtur nga Suedia në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022 me të njëjtin rezultatin si në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, 3-0. Ndeshja nisi me vendasit q

Gavi mahnit Evropën, talenti i Barçës shuan një yll si Verratti

Spanja i dha fund rekordit botëror të Italisë duke siguruar një biletë për në finalen e Nations League. Ferran Torres ishte njeri i ndeshjes në “San Siro” me një dopjetë por vëmendjen m

Info Tjera