Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168.jpg

Klubi i njohur anglez ka dërguar ofertë për Rashicën



Aston Villa e ka konfirmuar interesimin e saj për Milot Rashicën.

Klubi anglez duket të jetë në “pole-position” për yllin kosovar.

Trajneri i Villas, Dean Smith ka thënë edhe zyrtarisht se e do në ekipin e tij futbollistin ofanziv.

Sipas mediave britanike, klubi nga Birminghami është i gatshëm t’i paguajë 18 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.

Ndërkohë, klubi i tij aktual, Werder Bremen nuk heq dorë assesi nga kërkesa e tij prej 20 milionë eurosh.

Edhe shefi i skautëve të Werderit, Clemens Fritz e ka konfirmuar interesimin zyrtar të klubit nga Premierliga për Rashicën.

“Aston Villa ka vënë kontakte me Bremenin, këtë mund t’ua konfirmoj. Për momentin nuk ka diçka konkrete. Ka shumë kërkesa për Milotin. Jemi në bisedime intensive dhe të afërta me menaxhmentin e tij”, ka thënë zyrtari i klubit gjerman.

Për Rashicën flitet se interesim kanë shprehur edhe Leeds United në Angli, Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani.

24 vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka zhvilluar 74 ndeshje në total me ekipin gjerman, duke i realizuar 24 gola dhe i ka dhuruar 14 asistime.

Sezonin e fundit e mbylli me 11 gola e 8 asistime.

Rashica në të kaluarën ka luajtur për Vushtrrinë dhe Vitessen.

Të fundit

Ku pritet të shkoj Rei Manaj?

Në listën e Barcelonës B për fazën përgatitore mungon emri i Rei Manaj. Sulmuesi i kombëtares do ta mbyllë eksperiencën me spanjollët pas vetëm një sezoni, ndërsa tashmë pritet të vazhd

Liverpool mposht Chelsea si mysafir (Video)

Kampioni i Ligës Premier, Liverpool, ka regjistruar fitore (2-0) në kryendeshjen e javës së dytë të edicionit 2020/2021 duke e mposhtur Chelsean në Satmford Bridge. Gjysma e parë nuk prodhoi s

Feronikeli nis me këmbë të mbarë sezonin

Feronikeli e fillon me fitore të thellë sezonin e ri Feronikeli ka shënuar fitore të pastër 4-0, në ndeshjen e xhiros së parë, të sezonit 2020-21, kundër Gjilanit. Në stadiumin “Rexhep Re

Feronikeli shënon dy gola

Ekipi nga Drenasi ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj ekipit të Gjilanit. Rezultati u zhbllokua nga Bedri Greca në minutën e 14. I njëjti shënoi edhe golin e dytë në minutën e 4

Feronikeli përballet sot me Gjilanin

Superliga e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit të xhiros së 1-të. Feronikeli do të jetë nikoqir i Gjilanit. Dy skuadrat synojnë fitore në xhiron e parë. Formacionet zyrtare: Fero

Talenti shqiptar zgjidhet më i miri i sezonit

Arbnor Muçolli ka bërë një sezon fantastik sezonin e shkuar dhe për këtë është vlerësuar. Mesfushori i Shqipërisë është zgjedhur lojtari më i mirë sezonit në ligën e parë. Vejle BK

Info Tjera