Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/FB_IMG_1600257177221.jpg

Klubi njofton me pasuesin e Dallkut



FC Prishtina bëhet me kryetrajnerin e 23-të të pas luftës.

Ish-kapitenin dhe kryetrajnerin e deritashëm Armend Dallku, do ta pasojë trajneri 42 vjeç, i lindur në Shkup më 21 janar, 1978, Zekirija Ramadani.

Ramadani para Prishtinës ka udhëhequr Shkupin (2014-2015 dhe 2018), Flamurtarin e Vlorës (2016), Trepçën ’89 (kampion, 2017), Feronikelin (2017 dhe kampion, 2018/19).

Ramadani, si futbollistë është paraqitur për Shkëndijën (1995-1999 dhe 2009/10), Shkupin (1999-2004), Bashkimin Kumanovë (2004/05), Vëllazërimin Kërçovë (2005), Belasitsa Bullgari (2006/07), Rabotniçki (2006), Besa Kavajë (2007/08), Qarabag Azerbajxhan (2008/09), Vardar (2010) dhe Flamurtari Vlorë (2010/11).

Ramadani kundër Prishtinës ka udhëhequr në katër ndeshje Feronikelin (1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, 2:2) dhe me Trepçën ’89 dy ndeshje (1 barazim dhe 1 humbje, 1:1).

Përgjegjësi për të drejtuar klubin ndër më të mëdhenjtë në rajon

“Është privilegj i madh për mua të udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Dhe, normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, duke besuar në stafin teknik dhe duke besuar edhe në drejtuesit”.

Të fundit

Liverpool mposht Chelsea si mysafir (Video)

Kampioni i Ligës Premier, Liverpool, ka regjistruar fitore (2-0) në kryendeshjen e javës së dytë të edicionit 2020/2021 duke e mposhtur Chelsean në Satmford Bridge. Gjysma e parë nuk prodhoi s

Feronikeli nis me këmbë të mbarë sezonin

Feronikeli e fillon me fitore të thellë sezonin e ri Feronikeli ka shënuar fitore të pastër 4-0, në ndeshjen e xhiros së parë, të sezonit 2020-21, kundër Gjilanit. Në stadiumin “Rexhep Re

Feronikeli shënon dy gola

Ekipi nga Drenasi ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj ekipit të Gjilanit. Rezultati u zhbllokua nga Bedri Greca në minutën e 14. I njëjti shënoi edhe golin e dytë në minutën e 4

Feronikeli përballet sot me Gjilanin

Superliga e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit të xhiros së 1-të. Feronikeli do të jetë nikoqir i Gjilanit. Dy skuadrat synojnë fitore në xhiron e parë. Formacionet zyrtare: Fero

Talenti shqiptar zgjidhet më i miri i sezonit

Arbnor Muçolli ka bërë një sezon fantastik sezonin e shkuar dhe për këtë është vlerësuar. Mesfushori i Shqipërisë është zgjedhur lojtari më i mirë sezonit në ligën e parë. Vejle BK

Mourinho transferon dy lojtarë interesant

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, afroi dy futbollistë shumë interesantë nga skuadra e Real Madridit. Gareth Bale u huazua për një vit nga madrilenët, ndërsa Sergio Reguilon u ble përfund

Info Tjera