Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/auto_2-111614879607.jpg

Kolollit i duhet ende kohë



Benjamin Kololli ende nuk është i gatshëm për lojë.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i skuadrës së FC Zuerichut, Massimo Rizzo.

28-vjeçari, reprezentues i Kosovës, është duke i munguar skuadrës së elitës së futbollit zviceran tash e një kohë të gjatë.

Arma e sulmit të FC Zuerichut pësoi dëmtoi të rëndë muskulor në mesin e muajit dhjetor. Megjithatë, trajneri Rizzo e pranon se Kololli shumë shpejtë do të jetë në bankën rezervë.

“Në stërvitje një lojtar nuk mund ta fshehë se nuk është i gatshëm 100%”, ka thënë Rizzo në një deklaratë dhënë gazetës zvicerane “Blick”.

Kololli në edicionin aktual ka luajtur në 10 ndeshje të Superligës së Zvicrës, dhe ka shënuar katër gola e dy asistime.

Të fundit

Juventusi do t’i shesë Ramseyn dhe Rabiotin, zëvendësimet e tyre janë gati

Juventusi ka vendosur të shesë dy mesfushorët, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot këtë verë. Sipas gazetës La Repubblica, dy mesfushorët nuk përshtaten më në planet e klubit për të ardhmen, p

Al Khelaifi tregon të ardhmen e Mbape dhe Neymar

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dërguar mesazh të fortë lidhur me të ardhmen e dyshes Kilian Mbape dhe Nejmar, derisa zbuloi se duan trofeun e Ligës së Kampionëve. Al Khelaifi ka zb

Sonte luhen dy super ndeshje

Sonte do zhvillohen dy super përballje, ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Borussia Dortmund do e mirëpres Manchester Cityn, derisa Liverpool i bën ‘konak’ Real Mad

Tuchel kërkon kujdes dhe angazhim maksimal ndaj Portos

Edhe pse ka shënuar një fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, trajneri i Çellsit, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes dhe të shfaqin seriozitetin maksimal në nd

Katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Ligës Unike

Mesjava në Durrës pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Ibrahimovic do rinovojë sërish me Milanin

Prej ditësh është e ditur se Zlatan Ibrahimoviç do të firmosë rinovimin e kontratës së tij me Milanin. Kontrata e tij pritet të jetë një-vjeçare deri në vitin 2022. Sipas të përditshmes

Info Tjera