Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/kombetarja-ne-itali.jpg

Kombëtarja arrin në Parma, i bashkohen edhe 7 lojtarët e tjerë



 Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot në Parma të Italisë dhe është akomoduar në “nH Hotels”. Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Parmës e ka pritur ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim. Me këtë rast ajo i ka uruar mirëseardhje presidentit Agim Ademi dhe ekspeditës së Kombëtares, duke i dëshiruar sukses në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani. Gëzon fakti se edhe rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative. Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore me djelmoshat dardanë para përballjes së nesërme me moldavët.

Të fundit

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Messi lojtari i katërt në histori të La Ligas që shënon gola në 17 edicione rresht

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të La Ligas që ka shënuar gola në 17 edicione rresht në këtë kampionat. Messi realizoi një gol nga penallt

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Aston Villa dhe Leipzig tërhiqen nga blerja e Rashicës

Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse shumë skuadra ishin në kërkim të sulmuesit nga Kosova. Rashica ende po stërvitet me Werderi, ndërsa nga ana tjetër klubet e in

Werder ende po pret ofertat për Rashicën

Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli Werder Bremeni është duke pritur oferta për Milot Rashicën. Klub

Një tjetër futbollist shqiptar transferohet në Serie A

Bëhet fjalë për Andi Zeqirin talentin e Lozanës që është rritur si futbollist në Zvicër dhe ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Challenge League. Zeqiri i cili ka qenë pjesë edhe e 21-vj

Info Tjera