Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/shqiperi-armeni.png

Kombëtarja shqiptare, miqësore me Armeninë më 7 tetor



FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Armene të Futbollit, që kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.

Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre.

Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve është luajtur më 9 nëntor 1996 në Tiranë dhe ka përfunduar në barazim 1-1.

Sfida ishte e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Francë 1998”.

Takimi i kthimit është luajtur më 6 shtator 1997 në Jerevan dhe u mbyll me fitoren 3-0 për Armeninë.

Shqipëria dhe Armenia u përballën për të tretën herë në një miqësore të luajtur më 14 gusht 2013 në Tiranë, me kuqezinjtë që fituan me rezultatin 2-0.

Gjthashtu, dy përfaqësueset ishin në një grup në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”.

Në ndeshjen e parë të 29 marsit 2015, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi në shifrat 2-1, ndërsa sfida e kthimit e luajtur më 11 tetor 2015 në Jerevan u mbyll me triumfin kuqezi 3-0.

Një ndeshje që shqiptarët e mbajnë mend mirë, pasi siguroi kualifikimin e Kombëtares për në finalet e “Euro 2016”.

Përveç miqësores, po në muajin tetor Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit në transfertë më 10 tetor dhe ndaj Lituanisë po në transfertë më 13 tetor.

Të fundit

Sekreti për formën e jashtëzakonshme të CR7

Arsyeja kryesore se përse Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një formë të lartë edhe si 35-vjeçar është se ai fle pesë herë në ditë në një pozitë të foshnjës në barkun e nënës. Stu

Kosova në grup me Austrinë e Italinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave do të luaj në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021. Kosova është në një grup me Austrinë

Trajneri shqiptar mendon të lërë Al Raed

Pas eksperiencave me klube të mëdha si Anderlecht, Legia e Varshavës dhe Olympiacos, Besnik Hasi mund të provojë një aventurë të re te gjigandët turqë të Fenerbahce. Lajmi i bujshëm për i

Valon Berisha kthehet në Kosovë, pritet nga krerët e FFK-së (Video)

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Kombëtares, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime. Në këtë takim krahas presidentit Ademi ishin edhe anëtari i K

Efekti i Koronavirusit ndikon edhe në punimet e Botërorit Katar 2022

Impakti i pandemisë Koronavirus po ndihet edhe në Katar në përgatitjet për Botërorin e vitit 2022. Komiteti Organizativ i këtij evenimenti nuk ka folur hapur për efektet negative në ekonomi t

Kosova nesër kërkon kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Botëror

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja jonë të mërkurën do të mësoj grupin dhe kundërshtarët për rrugëtimin drejt kampionatit botëror të hendbollisteve “Spanja 202

Info Tjera