Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/470014-9b09LnBVBX.jpg

Kombëtarja U21 u kthehet fitoreve



Kombëtarja U21 e Kosovës ka triumfuar kundër Andorrës, me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian 2021.

Kësisoj, Dardanët e rinj i dhanë fund serisë prej pesë ndeshjeve pa fitore.

Ndonëse në këtë takim përzgjedhësi Rafet Prekazi pati mungesa në përbërje për shkak se disa prej futbollistëve titullar që luajtën në ndeshjen kundër Austrisë rezultuan pozitiv në testin për Covid-19, kjo nuk e zvogëloi motivin e ekipit për të arritur këtë fitore të rëndësishme.

Kosova e dominoi në tërësi ndeshjen, por deri te goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 62-të kur pas një aksioni të shkëlqyeshëm të nisur nga Edison Kqiku që asistoi për Alban Ajdinit, derisa ky me një harkim të mirë e gjeti Mirlind Dakun, i cili nuk e shpërdoroi këtë rast, duke e çuar topin në rrjetë për rezultatin 1:0.

Edhe pas këtij goli Dardanët e rinj ishin më të mirë dhe krijuan disa raste, por nuk ishin efikas.

Për Kosovën kjo ishte fitorja e tretë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në ecurinë e deritashme të kualifikimeve, derisa dy ndeshjet e fundit do t’i luajë kundër Turqisë dhe Shqipërisë.

Të fundit

Muriqi titullar i Lazios nga kjo javë, Inzaghi: Ai është i gatshëm

Vedat Muriqi mund të luaj nga kjo javë titullar te Lazio. Sulmuesi kosovar ka zhvilluar tanimë dy sfida me bardhekaltërtit duke u inkuadruar nga banka rezervë. Prizrenasi luajti fillimisht ndaj S

Emërimi i selektorit të ri të Kosovës, bën buj në gjithë Spanjën

Emërimi i spanjollit selektor i Kombëtares së Kosovës në hendboll  (meshjkujt) për dy ndeshje, ka bërë bujë edhe në Spanjën që nuk e njeh Kosovën. Gazeta më e madhe sportive në Spanj

Pesë gabimet që mund ta qojnë Zizun drejt largimit

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve e ka vendosur Zinedine Zidane në një pozitë të vështirë, nën presion serioz për të kthyer rezultatet. Përballë tij nuk është një nde

Amir Rrahmani do të jetë në bankën rezervë te Napoli, nuk starton as ndaj AZ Alkmaarit

Napoli do ta nisë sonte sonte kampanjën e re në Ligën e Evropës me një përballje tejet interesante. Skuadra që drejtohet nga Gennaro Gattuso do të përballet me skuadrën holandeze, AZ Alkmaa

Cavani është goditja e madhe e Manchester United

“El Matador” është prej vitesh një ndër goleadorët më të mirë në planet dhe Ryan Giggs, trajneri i Uellsit dhe ish-lojtari i njohur i klubit të Premier League, thur elozhe për 33-vjeça

Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve. Juventusi i

Info Tjera