Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Kosova-Sllovenia-Edon-Zhegrova.jpg

Kosova mposhtet në frymën e fundit nga Sllovenia



Përfaqësuesja e Kosovës do të kthehet në Prishtinë kokëulur nga kryeqyteti slloven, Ljublana, përkundër një paraqitjes solide kundër Kombëtares së Sllovenisë. Ndeshja përfundoi me fitore të Sllovenisë 2:1

Kosova këtë ndeshje ishte pa përzgjedhësin, Bernard Challandes i cili për shkak të infektimit me virusin korona mungoi, megjithatë futbollistët e tij nuk e zhgënjyen sonte duke bërë një paraqitje solide në krahasim me ndeshjet e fundit.

Në pjesën e parë, Sllovenia ishte më e mirë duke dominuar në posedim të topit dhe rrezikuar në dy raste portën e Aro Muricit.

Sllovenia mund të shënonte pas daljes së gabuar të Muricit, por Kosvën e shpëtoi kapiteni Amir Rrahmani i cili nuk lejoi topin të kalonte vijën fatale.

Për Kosovën, Zhegrova rrezikoi por pa sukses.

Pjesa e parë përfundoi baras pa gola.

Në pjesën e dytë, “Dardanët” bënë një paraqitje edhe më të mirë duke e kërkuar golin më shumë se sa sllovenët.

Në minutën e 58-të Kosova kaloi në epërsi pas golit të Vedat Muriqit, i cili u asistua nga Bernard Berisha.

Megjithatë, epërsia e Kosovës zgjati vetëm pesë minuta pasi vendësit barazuan rezultatin.

Kurtic barazoi rezultatin, pasi fitoi duelin me Rrahmanin duke iu shmangur për mrekulli mbulimit të tij.

Krejt në fund të ndeshjes, Sllovenia fitoi një penallti të cilën e konvertoi në gol kapiteni slloven, Josip Ilicic në minutën e 94-të për fitoren e skuadrës së tij.

Me këtë humbje Kosova mbetet në pozitën e tretë me dy pikë të grumbulluara në grupin 3 të Ligës C.

Ndërsa, Sllovenia lidere e grupit me 13 pikë.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera