Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/2021-02-20-21.13.58.018-151797092_1683650905148152_3618857645144558081_o.jpg

Kosova nuk arrin të kualifikohet



Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Sllovakia 73:77 (23:15, 14:20, 17:20, 19:22), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova e motivuar e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:15. Për dallim nga ndeshja me Luksemburgu, Dardanët ishin shumë më të mirë në mbrojtje dhe me një lojë ekipore, e mbyllën çerekun e parë me tetë pikë epërsi, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 12 pikë, 32:20. Por, më pas sllovakët u treguan më të mirë, duke ngushtuar shirat në 37:35, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte shumë interesante dhe e luftuar nga dy skuadrat në parket. Epërsia më e lartë e vendasve ishte pesë pikë, kurse sllovakët arritën që të kalojnë në epërsi në një pikë dy herë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:55. 10 minutat e fundit ishin mjaft të luftuar dhe përkundër përpjekjeve maksimale të Dardanëve, Sllovakia fitoi 73:77.

Kosova e përfundoi grupin me dy fitore dhe katër humbje, kurse sllovakët tri fitore dhe tri humbje, duke u kualifikuar tutje.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera