Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/ivan-rakitic.jpg

Kroati kalon në Sevilla



Marrëveshja për kthimin e Rakiticit te Sevilla tashmë është mbyllur.

Klubi andaluz dhe Barcelona kanë negociuar në orët e fundit transferimin e kroatit, që nuk bënte pjesë në planet e Ronald Koemanit.

Rakitic do të kthehet në Sevilla, klub nga i cili u largua në vitin 2014, pasi ngriti trofenë e tretë të Europa Leagues, në Torino.

Lojtari, siç ka mësuar MARCA, po kalon testet mjekësore në Barcelonë.

Kroati do t’i bashkohet thuajse falas Sevillas, pasi shifra që do të përfitojë Barcelona nga kartoni i tij do të jetë simbolike.

Rakitic do ta përfundonte kontratën me “blaugranat” sezonin e ardhshëm, çka ka ndikuar që Sevilla ta marrë atë me kushte të përshtatshme financiare.

Kroati do të jetë blerja e tretë e rëndësishme e klubit andaluz, pas nënshkrimit me Suson (Sevilla ushtroi të drejtën e blerjes nga Milani) dhe të Oscar Rodroguez nga Real Madridi.

Rakitic shkon për të mbushur boshllëkun e lënë nga Banega, që vendosi ta vijonte karrierën në Arabinë Saudite.

Ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, por sezoni i fundit do të varet nga rendimenti i tij në fushën e blertë.

Të fundit

Kololli e nis me super gol në kampionatin zviceran (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar gol në ndeshjen hapëse të elitës së futbollit të Zvicrës. Kololli realizoi gol të bukur kundër Young Boys për skuadrën e tij Zurich. Ai

Edhe një shqiptar drejt Serie A

Zërat se Keidi Bare kërkohet nga klubet italiane po forcohen së shumti gjatë ditëve të fundit. Mesfushori i Malagës dhe Shqipërisë ka ngjallur interes dhe në Serinë A. Sipas “Tuttosport

Arijanet Muriçi, nga Premier Liga në La Liga

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi pritet të luaj në një prej ligave më të forta atë të La Ligas. Ai është portieri i Xhironas dhe po e vazhdon karrierën në Spanjë në formë të huazim

Drita mëson kundërshtarin e radhës nëse kalon Legian

Drita ka mësuar rivalin e rradhës në Europa League nëse kalon polakët e Legias. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, goglat zgjodhën ekipin azer si kundërshtuar të radhës për ekipin g

Shmanget përplasja e mundshme me Crvena Zvezdën

UEFA ka vendosur për ndarjen e grupeve para hedhjes së shortit për të përcaktuar çiftet e fazës “play off” në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës. Në ndarjen që është bërë, Tir

Super Drita mposht Sileksin, e pret Legia e Varshavës

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme kundër skuadrës maqedonase Silkes, të cilën e mposhti si mysafire me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet

Info Tjera