Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/lukaku-1-780x439-1.png

Ku do të jetë e ardhmja e Lukaku



Romelu Lukaku e pranon se nuk e ka pritur një sukses të Interit këtë sezon.

Sulmuesi foli për faqen e Instagramit ‘433’ në një lidhje direkte, ku edhe ka thënë disa fjalë për Scudetton.

“Po ndjehem mirë, ne jemi duke punuar shumë. Sigurisht që ka periudha kur jemi keq, mirëpo një gjë e tillë kalohet me lojtarët e rinj në skuadër dhe mendoj që ne kemi bërë një hap përpara. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje, e ne jemi të uritur për t’i fituar ato”, ka thënë belgu.

Lukaku është pyetur nëse ka pritur një sukses të tillë këtë sezon: “Të jem i sinqert, jo. Unë mendoj që Serie A është një ligë e komplikuar, ju duhet të jeni i gatshëm për çdo ndeshje dhe për sfida të reja. Çdo ndeshje është një test i ndryshëm. Të gjitha këto më ndihmojnë për të qenë një lojtar më i mirë, por duhet të punoj shumë”.

“Mendoj se mbrojtësit dhe portieri po bëjnë një punë të mirë, dhe sigurisht që sulmuesit e dinë që, nëse nuk e lejojmë shënimin e ndonjë goli, atëherë duhet të konkretizojmë një të tillë”.

“Po pres me padurim që të shoh logon e re në fanellë sezonin e ardhshëm”, përfundoi Lukaku duke aluduar se do të jetë me “Nerazzurri” edhe sezonin tjetër.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera