Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/1586074033_685472_noticia_normal.jpg

Ky titull më i ëmbël se sukseset në Champions



Zinedine Zidane e përshkroi triumfin e Realit në La Ligës së si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij, madje e konsideroi më të ëmbël se sukseset e tij në Champions. “Los Blancos” fituan 10 ndeshje radhazi që kur La Liga rinisi pas pauzës për shkak të COVID-19.

Ky ishte titulli i parë në epokën e dytë të francezit si trajner i Realit dhe i 11-ti në total. Këtë trofe 48-vjeçari ua dedikon tifozë të klubit “merengues”, të cilët nuk mund ta ndiqnin vetëm nga shtëpia festën e titullit, për shkak të kufizimeve prej pandemisë.

“E fituam ligën në fund sepse grumbulluam më shumë pikë, kaq e thjeshtë është. Sot është një nga ditët më të mira për mua si profesionist dhe pas gjithçkaje që ndodhi, pushimit tremujor, kemi arritur diçka fantastike. Është e çuditshme për të gjithë, nuk mund ta kontrollojmë situatën, do të kishim dashur të ishim me mbështetësit tanë. Por unë jam i sigurt se mbështetësit janë të lumtur, duke festuar në shtëpi. I përshëndes të gjithë tifozët e Realit që kanë qenë të detyruar të na ndjekin nga shtëpitë e tyre”.

Zidane e udhëhoqi Madridin në tri suksese të njëpasnjëshme në Champions, por kur u pyet nëse fitimi i La Ligas ishte më i veçantë, u përgjigj:

“Po, po. Shikoni, Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por liga spanjolle kërkon shumë mund dhe përpjekje përgjatë 38 javëve. Në fund të atyre 38 javëve ju keni më shumë pikë se të gjithë të tjerët. Është fantastike”.

Zidane tha se ky sukses nuk do të kishte mbërritur pa kontributin e gjithsecilit.

“Unë jam thjesht i lumtur, jam shumë i kënaqur. Ka gjithmonë lojtarë që luajnë më shumë dhe lojtarë që luajnë më pak, por ju duhet t’i jepni diçka skuadrës, edhe nëse jeni një nga ata që nuk luan shumë. Nëse dëshiron të fitosh, duhet të kontribuojnë të gjithë”.

Të fundit

Mediumi italian shkruan për formën e Mirlind Dakut

Merkato ka përfunduar, mirëpo skuadrat kanë dërguar tashmë skautët e tyre nëpër botë për të ndjekur talentët e rinjë, shkruan Calcio Style. Mediumi italian i sportit, Calcio Style ka lavd

Shënoi dy gola me Vitesse, Armando Broja në formacionin e javës në Holandë

Kritikave që shoqëruan mungesën e golit me kombëtaren, Armando Broja iu përgjigj nga kampionati holandez. Sulmuesi isht protagonist absolut në fundjavën e Eredivisie, duke shënuar dy herë në

Armando Broja, i papërmbajtshëm me dy gola

Armando Broja po tregon vlerat e tij në Holandë dhe po bind ata pak skeptikë që mendojnë se nuk është e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare. Shtatalarti, i cili është nën kontratë me

Ibrahimovic: Isha i uritur për fitore

latan Ibrahimovic, mbrëmë e tregoi fuqinë e tij ndaj Interit, ku me dy gola vendosi fatin e derbit “Della Madonnina” në 2:1. Edhe pse sa kishte kaluar Covid-19, 39 vjeçari dukej në f

Real Madrid mposhtet në shtëpi nga Cadiz

Reali i Madridit ka zhgënjyer plotësisht pasditen e sotme në Valdebebas, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollist spanjoll, Cadiz. Në nj

Mourinho: Do ta kuptoni së shpejti kush është Gareth Bale

Jose Mourinho është i bindur se Gareth Bale mund të japë shumë më shumë në fushë se disa sezone në Real Madridi. Disa vite ai ka qenë fantastik edhe në Madrid, por Bale gjithmonë është

Info Tjera