Lakers e Clippers me fitore bindëse
Janë zhvilluar shtatë ndeshjet e radhës në elitën e basketbollit amerikan, NBA.
Dy skuadrat nga Los Angelesi, Lakers dhe Clippers kanë shënuar fitoret e radhës.
Në “Staples Center” të Los Anxhelosit, Lakers kanë triumfuar me 17 pikë epërsi ndaj New Orleans Pelicans 112:95.
Si gjithnjë LeBron James ishte basketbollisti më efikas në këtë takim, ku shënoi 21 pikë, bëri 11 asistime dhe kontribuoi me tetë kërcime.
Lakers po funksionon si skuadër ku në këtë takim edhe pesë basketbollistë tjerë kontribuuan me pikë dyshifrore.
Anthony Davis e mbylli nde,shjen me 17 pikë, dyshja Harell – Caldwell-Pope me nga 16 pikë ndërsa Dennis Schroder shtoi 12 pikë e Kyle Kuzma e mbylli takimin me 11 pikë.
Me këtë fitore, Lakers vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 11 fitoreve e tri disfatave.
Fitore të lehtë në udhëtim ka shënuar Los Angeles Clippers që ka triumfuar ndaj Sacramentos.
Clippers morën fitore të thellë me 38 pikë diferencë, 138:100.
Kawhi Leonard dhe Paul George ishin më të mirët në këtë ndeshje, me të parin që realizoi 27 pikë ndërsa i dyti dha një pikë më pak.
Rezultatet:
Boston – Orlando 120:97
Cleveland – New York 106:103
Milwaukee – Dallas 112:109
Oklahama – Chikago 127:125
Utah – Atlanta 112:96
Lakers – New Orleans 112:95
Sacramento – Clippers 100:138