Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/la-clippers.png

Lakers fitojnë duelin drithërues kundër Clippers



LeBron James e shënoi koshin e fitores kur kishin mbetur edhe 12.8 sekonda lojë për t’ia dhënë fitores Los Angeles Lakersave me rezultat 103:101 kundër Los Angeles Clipper të enjten, në rinisjen e NBA në kompleksin ESPN Wide World of Sports në Orlando.

Anthony Davis i shënoi 34 pikë dhe i regjistroi tetë kërcime për Lakers, ndërsa James e mbylli ndeshjen me 16 pikë, 11 kërcime dhe shtatë asiste. James pati vështirë në konkretizim, pasi u tregua i saktë në gjashtë nga 19 goditjet e tij.

Kyle Kuzma i shënoi 16 pikë për Lakers, që radhitet lider në Konferencën e Perëndimit të NBA, duke u treguar i saktë nga trepikëshat.

Paul George i shënoi 30 pikë për Los Angeles Clippers, mirëpo e humbi trepikëshin që mund ta kishe barazuar rezultatin në fund të ndeshjes. Kawhi Leonard e mbylli ndeshjen me 28 pikë, Patrick Beverley i shtoi 12 pikë, ndërsa Reggie Jackson dhjetë.

Los Angeles Clippers luajtën në këtë ndeshje pa top dy rezervistët, Lour Williams dhe Montrezl Harrell, që u detyruan të largohen nga NBA Bubble për arsye personale dhe tani duhet të qëndrojnë në karantinë para se t’i bashkohen skuadrës sërish.

Të dyja ekipet u vërejtën se nuk janë në formën e tyre më të mirë pas më shumë se katër muajve lojë garuese. Clippers e humbën topin 22 herë, ndërsa Lakers 16 herë.

Të fundit

CR7 shpalos objektivin e tij për të ardhmen

“I lumtur që fitova titullin tim të dytë radhazi në Serie A. Duket e lehtë por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, me vendosmëri dhe me shumë punë mund të arrish të gjithë objek

Lewis Hamilton fiton garën në Britani

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, ka arritur të fitoj sot garën e Shpërblimit të Madh të Britanisë, ani pse në xhiron e fundit atij i ishte shpërthyer gola. Piloti i Mercedesit p

Zyrtare: Tovërlani në Feronikël

Klubi i futbollit “FC Feronikeli” dhe Kryetrajneri, Afrim Toverlani vazhdojnë që të rrugëtojnë se bashku se paku edhe vitin tjetër. Toverlani erdhi të Feronikeli 5 muaj më parë dhe puna e

Cila do të jetë e ardhmja e Ibrahimovic?

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lartësuar Zlatan Ibrahimovicin duke e quajtur kampion, pasi ylli i kuqezinjve shkroi edhe më shumë histori në Serie A në fitoren 3:0 kundër Cagliarit. Ibr

Përfundon Serie A, Juventusi e kampion

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së fundit të Serie A ku edhe këtë vit ka fituar Juventusi. Çështja e kampionit për Juventusin kishte përfunduar javë më parë kurse në nde

Chelsea dorëzohet para Aubameyang (Video)

Arsenali ka siguruar grupet e Europa League pas fitores me rezultatin 2-1 në finalen e EFL Cup kundër skuadrës së Chelsea. Aubameyang është heroi i skuadrës së Mikel Arteta, që fiton një tro

Info Tjera