Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/vedati.jpg

Lazio zyrtarizon Muriqin



Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e re Lazio ne Serie A.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, i cili nga Fenerbahce kaloi tek skuadra italiane Lazio për 18 milionë euro (plus 2 milionë euro bonues), është prezantuar sot nga skuadra.

Muriqi dje i ka kryer testet mjekësore dhe tashmë është gati për një aventurë të re në Serie A, me shpresë se do të ketë poaq sukses sa kishte në fanellën e Fenerbahces në Turqi.

Në një prononcim për mediat vendase në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, 26-vjeçari deklaroi se zgjodhi të luante për Lacio pasi i përshtatet stilit të lojës.

Ndërkohë, ai shtoi se ëndrra e tij është të luaj në të ardhmen në një klub të madh europian.

”Stili im i lojës përshtatet me atë të Lacios. Ata luajnë me dy sulmues gjatë shumicës së ndeshjeve të sezonit. Thanë se kanë nevojë për një sulmues të ri si unë. Dhe pranova. Në fillim vjen suksesi i ekipit, pastaj ai individual”, tha sulmuesi kosovar.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç.

Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Të fundit

Feronikeli nis sezonin me synime të larta

Feronikeli ka nisur suksesshëm një sezon të ri në Superligën e Kosovës në futboll, me mision arritjen e suksesit të viteve të fundit, duke qenë një nga skuadrat më të suksesshme të vendi

Mbappe i thotë “JO” rinovimit me PSG

Ky do të jetë sezoni i fundit i Kylian Mbappe me Paris SG. Zërat qarkullonin prej kohësh, por një konfirmim për këtë vjen nga prestigjozja “L’Equipe”. Që në faqen e saj të parë, e p

Mësohet data e kthimit të Muriqit

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A. Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit. Lajmi qarkulloi të

Super Ibra e nis sezonin me fitore

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan

Challandes ka vendosur për Bernard Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit, Bernard Berisha. Mediat në Kosovë shkruajnë se tekniku

Lazio interesohet për Mustafin

Mediat italiane raportojnë se Shkodran Mustafi dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur me Sampdorian. Arsenal nuk pritet të bëjë rezistencë për Mustafin, pasi dëshiron të fito

Info Tjera