Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/lewandowski_fifa-20-600x360-1.jpg

Lewandowski në historinë e Bundesligës



Robert Lewandowski po shkruan me germa të arta emrin e tij në historinë e Bundesligës.

Viti 2020 ishte vërtet special për Levën që fitoi edhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA, pas suksesit të trefishtë që arriti me Bayern Munich.

Por edhe 2021 po ecën në perfeksion për shtatlartin e sulmit bavarez i cili nuk rresht së shënuari dhe vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga dhe Champions.

Lewandowski realizoi edhe në suksesin e fundit që arriti Bayerni me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Werder Bremen. Me golin e tij 32-vjeçari arriti kuotën e 32 finalizimeve në këtë sezon, duke vendosur edhe një rekord tjetër.

Sulmuesi polak u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Bundesligas, me 268 gola në 345 ndeshje. 32-vjeçari barazoi në renditje Klaus Ficher, i cili e ka arritur këtë kuotë golash në 535 ndeshje. Më mirë se bomberi i bavarezëve ka bërë vetëm legjenda Gerd Muller.

Gjermani është ndalur në 365 gola në 427 ndeshje, një shifër shumë e lartë. Megjithatë, Leva mund të arrijë këtë rekord nëse luan me Bayernin dhe për disa vite, pasi po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij dhe nëse vazhdon me këto ritme me siguri pas 3 apo 4 sezonesh mund të jetë ai kryegolashënuesi më i mirë i historisë së Bundesligës.

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera