Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/mane.png

Liverpool dorëzohet në luftën titull, Mane tregon synimin



Sadio Mane ka pranuar se mbrojtja e titullit në Ligën Premiere ka përfunduar, duke deklaruar se diferenca e pikëve midis Liverpoolit dhe Manchester Cityt është thjesht shumë e madhe për t’u kapërcyer, ndërsa synimi i “Reds” tani është fitimi i Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Liverpoolit ka folur për sezonin që po përjeton ekipi nga “Anfield”, me ‘dështimin’ në Angli dhe synimin për trofe në Evropë.

“Së pari, para fundit të sezonit mendoj, jo vetëm unë, por çdo lojtar i vetëm në skuadër ka objektiva”, ka thënë fillimisht Mane për ESPN Brasil.

“Është e njëjta gjë për klubin, qëllimi ynë që nga fillimi ishte fitimi i Ligës së Kampionëve, Liga Premiere dhe gjithashtu Kupa”.

“Dhe tani, mund të them se ka përfunduar për Ligën Premier … është shumë diferencë e madhe”.

“Në kokën tonë, vetëbesimi ynë, gjithmonë është ‘kurrë mos u dorëzo’, dhe ne nuk do të dorëzohemi, por me siguri, Manchester City është një ekip i mirë dhe ata po fluturojnë”.

“Top katërshja tani synimi ynë kryesor në ligë. Por, Liga e Kampionëve, ky është synimi ynë kryesor, kryesor, kryesor”.

“Për ta fituar atë, mos të jemi të dytit, por nuk do të jetë e lehtë”.

“Ne do të përballemi me ekipet më të mira në Evropë, por jemi këtu për të mposhtur më të mirët në botë”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shkuar përpara dhe për të fituar Ligën e Kampionëve”, përfundoi sulmuesi i Liverpoolit.

Të fundit

Juventusi do t’i shesë Ramseyn dhe Rabiotin, zëvendësimet e tyre janë gati

Juventusi ka vendosur të shesë dy mesfushorët, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot këtë verë. Sipas gazetës La Repubblica, dy mesfushorët nuk përshtaten më në planet e klubit për të ardhmen, p

Al Khelaifi tregon të ardhmen e Mbape dhe Neymar

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka dërguar mesazh të fortë lidhur me të ardhmen e dyshes Kilian Mbape dhe Nejmar, derisa zbuloi se duan trofeun e Ligës së Kampionëve. Al Khelaifi ka zb

Sonte luhen dy super ndeshje

Sonte do zhvillohen dy super përballje, ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Borussia Dortmund do e mirëpres Manchester Cityn, derisa Liverpool i bën ‘konak’ Real Mad

Tuchel kërkon kujdes dhe angazhim maksimal ndaj Portos

Edhe pse ka shënuar një fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, trajneri i Çellsit, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes dhe të shfaqin seriozitetin maksimal në nd

Katër skuadra në garë për trofeun e çmuar të Ligës Unike

Mesjava në Durrës pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’. Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Ibrahimovic do rinovojë sërish me Milanin

Prej ditësh është e ditur se Zlatan Ibrahimoviç do të firmosë rinovimin e kontratës së tij me Milanin. Kontrata e tij pritet të jetë një-vjeçare deri në vitin 2022. Sipas të përditshmes

Info Tjera