Liverpool fiton bindshëm, shkëlqen Shaqiri
Ndeshja e FA Cup ndërmjet Aston Villas dhe Liverpool ka përfunduar me fitoren e thellë 4:1 të “The Reds”.
Aston Villa kishte nisur këtë ndeshje pa yjet kryesorë, pasi që shumica e lojtarëve janë të pasigurt ndaj shpërthimit të COVID-19 në kampin stërvitor.
Fillimisht Liverpool nisi ndeshjen mirë, Sadio Mane shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 4-t.
Por pas golit të senegalezit, dukej se iniciativën e morën vendasit. Ishte 17 vjeçari Louie Barry i cili realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën 41-të për të barazuar shifrat.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë filloi, kishte dëshirë nga dy ekipet për të shënuar.
Ishte holandezi Wijnaldum, i cili i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 60-të. Në këtë minutë u inkuadrua Xherdan Shaqiri, dhe me inkuadrimin e tij ai bëri diferencën. Fillimisht në minutën 63-të bëri një asistim për Sadio Mane pastaj në minutën e 65-të dhuroi një tjetër për Mohamed Salah.
Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Aston Villa 1-4 Liverpool. Shaqiri realizoi dy asistime, Sadio Mane shënoi dy herë, ndërsa Wijnaldum dhe Salah kontribuan me nga një gol.