Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/liverpooli.png

Liverpool jashtë Champions



Manchester City nuk do e diskutojë titullin kampion në Premier League dhe Sky Sports ka guxuar të bëjë një parashikim, bazuar mbi numrin e golave të shënuar, golave të pësuar dhe pikëve mesatare të marra për ndeshje.

Nga llogaritë e bëra Manchester City e mbyll i pari me 89 pikë, 16 më shumë se Manchester United.

Në vendin e tretë, me pikë sa “Djajtë e kuq”, parashikohet të dalë Leicester, ndërsa Chelsea bëhet skuadra e katërt që siguron një vend në Champions League.

Skuadra e Thomas Tuchel lë pas vetes skuadrën e West Ham United vetëm prej golaverazhit.

“Çekiçët” po paraqiten mjaft mirë këtë periudhë dhe normalisht pretendojnë Europa League.

Parashikimi për Liverpool është që të renditet në vendin e gjashtë, mbi Aston Villa dhe Everton, me 63 pikë.

Në këto shifra, “The Reds” do të numëronin 36 pikë më shumë se sezonin e shkuar kur dolën kampionë.

Më keq se skuadra e Klopp pas titullit kanë bërë vetëm Chelsea (2015/16) dhe Leicester (2016/17).

Dhjetëshen e parë e mbyllin Tottenham dhe Arsenal.

Të fundit

Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle. Gjiganti i Premierligës Manchester Unit

Bastisje në zyrat e Barcelonës: Arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Është arrestuar ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, bashkë me shefin ekzekutiv të klubit, Oscar Grau dhe shefin për çështje ligjore, Roman Gomez Ponti, në lidhje me skandalin

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Eric Garcia do jetë lojtar i Barcelonës. Eric Garcia do veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Pep G

Krerët e FBK-së ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021. “Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë

Liverpool ka gati zëvendësuesin e Klopp

Zëra të shumtë kanë nisur të spekulojnë se Jurgen Klopp mund të largohet nga drejtimi i Liverpool në fund të sezonit. Pas plot 6 vitesh në krye të “The Reds”, trajneri gjerman duket se

Messi çon Barçën afër kreut

Kur Lionel Messi është në formë, Barcelona fiton pa probleme. Argjentinasi ishte vendimtar sot në fitoren 2-0 që mori ekipi katalanas në fushën e Sevilla-s, e cila vinte pas 6 fitoreve radhazi

Info Tjera