Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/olympic-flag.jpg

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, me spektatorë?!



Lojërat Olimpike të Tokios të cilat u shtynë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm dhe për zhvillimin e tyre, autoritetet vendase po bëjnë të pamundurën pasi është përjashtuar mundësia e një shtyrjeje tjetër.

Në një konferencë për shtyp, guvernatorja Yuriko Koike u shpreh se Tokio do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një olimpiadë e cila sipas saj duhet të konsiderohet dhe si një shenjë “fitoreje” mbi virusin.

Deklarata e guvernatores Koike erdhi përpara takimit me presidentin e Komitetit Olimpik, Thomas Bach i cili është optimist për prezencën e spektatorëve në aktivitetet e Olimpiadës.

“Do të bëjmë një sforco të madhe në mënyrë që Olimpiada të zhvillohet me spektatorë dhe pjesa më e madhe të jenë vendas duke pasur parasysh që deri atëherë do të kemi në duar edhe vaksinën”, tha Bach.

Japonia është një prej vendeve me kurbën më konstante referuar numrit të rasteve pozitive, ndërkohë që niveli i vdekshmërisë është shumë më i ulët në raport me vendet e tjera.

Kjo i jep siguri autoriteteteve për zhvillimin e Olimpiadës e cila do të nis më 23 korrik dhe do të përfundojë  më 8 gusht të vitit të ardhshëm.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera