Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/jasir-asani-1.jpg

Lojtari shqiptar vazhdon në Turqi



Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën në Superligën turke.

Pas eksperiencës 6-mujore në formë huazimi te AIK Stockholm në Suedi, sulmuesi anësor është rikthyer te të kuqtë por do të largohet shumë shpejt nga Partizani pasi ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Sivasspor, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e 4-t të kampionatit turk dhe do të luajë në grupet e Europa League sezonin e ardhshëm.

Burime të Supersport mësojnë që akordi në planin personal është arritur përsa i përket kontratës dhe pagës së Asanit me Sivasspor ndërsa mbetet për t’u gjetur marrëveshja mes dy klubeve, por Partizani edhe pse do të përfitojë diçka nga shitja e lojtarit, nuk do të bëhet pengesë për kalimin e Asanit te Sivasspor, duke patur parasysh që lojtari ka vetëm 6 muaj kontratë me të kuqtë.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për kalimin e 25-vjeçarit te Sivasspor.

Për Asanin u interesua edhe një tjetër klub turk pikërisht Kayserispor, por lojtari zgjodhi Sivassporin.

Të fundit

Çmenduri në Holandë! Ajax shënon 13 herë brenda 75 minutave

Eredivise në Holandë ka prodhuar një spektakël të vërtetë golash me Ajax-in e pamëshirshëm. Amsterdamasit luanin në transferë ndaj VV- Venlo, vendi i 10-të në kampionat dhe një skuadër

Përballja e tretë

Istogu udhton të dielën në Vushtrri për të zhvilluar ndeshjen kampionale me Vushtrrinë. Përballja vjen pas dy ndeshjeve në EHF Europa Cup, ku istogaset i fituan me rezultatin 21-26 dhe 31-24.

Ronaldo pritet të luaj kundër Barcelonës edhe pse doli pozitiv

Cristiano Ronaldo mund të luajë me Juventusin në ndeshjen ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve, edhe pse ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pesë herë fituesi i Topit të Artë rezultoi pozit

Muriqi titullar i Lazios nga kjo javë, Inzaghi: Ai është i gatshëm

Vedat Muriqi mund të luaj nga kjo javë titullar te Lazio. Sulmuesi kosovar ka zhvilluar tanimë dy sfida me bardhekaltërtit duke u inkuadruar nga banka rezervë. Prizrenasi luajti fillimisht ndaj S

Emërimi i selektorit të ri të Kosovës, bën buj në gjithë Spanjën

Emërimi i spanjollit selektor i Kombëtares së Kosovës në hendboll  (meshjkujt) për dy ndeshje, ka bërë bujë edhe në Spanjën që nuk e njeh Kosovën. Gazeta më e madhe sportive në Spanj

Pesë gabimet që mund ta qojnë Zizun drejt largimit

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve e ka vendosur Zinedine Zidane në një pozitë të vështirë, nën presion serioz për të kthyer rezultatet. Përballë tij nuk është një nde

Info Tjera