Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/2939564-60347248-2560-1440.jpg

Man. City i bën “dhuratë” Guardiolës për rinovimin



Rinovimi i Pep Guardiolës është shoqëruar me një prapaskenë të bujshme, që në verë pritet të trondisë merkaton e futbollit.

Tekniku spanjoll firmosi deri në vitin 2023 me Manchester City, duke marrë garancinë nga klubi se do të bëjë gjithçka për të transferuar Lionel Messi.

Të sigurta për këtë janë mediat britanike dhe ato spanjolle, që më shumë se rinovimi i Guardiolës i kanë kushtuar vëmendje kalimit të mundshëm të yllit argjentinas në Premier League.

Që Manchester City interesohet për Messi, kjo nuk është diçka e fshehtë.

Edhe më parë, “Qytetarët” janë munduar ta joshin “Pleshtin”, por tani janë të gjitha kushtet për ta bërë realitet transferimin.

Pep Guardiola ka në dorë një çek të bardhë për të bindur sulmuesin e Barcelonës të bashkohet me të te Manchester City.

Po ashtu, Messi kërkon të ndryshojë ambjent, pasi siç tha edhe vetë, i ka ardhur në majë të hundës, fakti që i faturohet atij çdo problem te klubi katalunjas.

Të fundit

Di Maria pritet t’i bashkohet Interit në janar

Angel di Maria pritet që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga Paris Saint-Germain. Thomas Tuchel nuk llogaritë më në lojtarin argjentinas dhe do e lejojë shitjen e tij në afatin e di

Atletico fiton derbin kundër Valencias

Atletico Madrid e ka mposhtur si mysafirë Valencian për t’u barazuar me pikë me Real Sociedadin në La Ligën spanjolle. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutat e fundit të pjesë

Topalli e shpëton ekipin nga humbja

Futbollisti nga Kosova, Jetmir Topalli ka shënuar sot gol në Superligën e Turqisë. Ish futbollisti i Ballkanit, u inkuadrua në lojë në minutën e 89′ dhe duke shënuar në minutën e 5′ sht

Ronaldo mungon në ndeshjen e radhës

Ronaldo do të pushohet për ndeshjen me Beneventon. Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë sonte nga ora 18:00 me Beneventon. Andrea

Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje me kontrata të reja disavjeçare

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele

Rashica afër hapit tjetër të madh në karrierë

Aston Villa do të tentojë sërish transferimin e sulmuesit Milot Rashica. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar

Info Tjera