Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/man-utd-1-780x439-1.jpg

Man Utd shkatërron Leeds United në “Old Trafford”



Manchester Unitedi ka triumfuar me rezultat të thellë 6-2 ndaj Leeds Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.  Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e pestë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Unitedin, i cili arriti t’i shënojë plot katër gola, kundrejt një të mysafirëve.  Serinë e golave e hapi mesfushori Scott McTominay (2’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa vetëm një minutë më vonë i njëjti lojtar shënoi për 2-0.

Unitedi vazhdoi formën e lartë dhe golat duke arritur të shënojë me anë të Bruno Fernandes (20’) për 3-0 dhe Victor Lindelof (37’) për 4-0.  Leeds arriti të shënojë vetëm një gol në këtë pjesë dhe ishte Liam Cooper (42’), i cili ngushtoi epërsinë në 4-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Unitedi që krijoi më shumë dhe luajti më mirë duke arritur t’i shënojë edhe dy gola tjerë, kundrejt një të Leeds.  Në këtë pjesë ishte Daniel James (66’) që shënoi golin e parë për epërsinë 5-1, ndërsa Fernandes (70’) shënoi nga penalltia për 6-1.

Deri në fund të ndeshjes, Leeds arriti të shënojë një gol me anë të Stuart Dallas (73’) për 6-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.  Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e tretë me 26 pikë, ndërsa Leeds renditet në vendin e 14-të me 17 pikë.  Në ndeshjen e radhës, Djajtë luajnë në udhëtim te Leicester City, ndërsa Leedsi e pret Burnleyn

Të fundit

Pogba drejtë rikthimit tek Juventus

Emri i Paul Pogba lidhet me Juventusin në çdo seksion të merkatos. Mesfushori francez ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 2012-2016, periudhë gjatë së cilës fitoi 8 trofe. Me ekipin italian

Rashicës i bie vlera

Faqja e specializuar për transferimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’ ka publikuar vlerat e rifreskuara për disa futbollistë. Milot Rashica vazhdon të ketë rënje të vlerës, nga 12 milion

Chelsea nis bisedimet për transferimin e Haaland

Chelsea dëshiron që të transferojë Erling Haalandin në këtë afat kalimtar veror. The Blues kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit dhe duan t’i marrin shërbimet e tij. Sipas asaj që rapo

Wenger zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020 “Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar

​Conte nis bisedimet me disa skuadra nga ishulli

“Sky Sport” Italia tani raporton që Antonio Conte është në negociata të avancuara për t’u bërë menaxher i Tottenham Hotspur. Conte është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën

Çka po ndodh me Sergio Ramos?

Sergio Ramosi nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Real Madridit, që është një shenjë tjetër se ai është buzë largimit nga klubi. Real Madridi e shpalosi edhe zyrtarisht t

Info Tjera