Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/MACHESTER.png

Manchester United eliminon Liverpoolin dhe konfirmon krizën e “Të Kuqve”



Manchester United po kalon një nga momentet më të bukura të viteve të fundit. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 në shtëpi ndaj Liverpool, sukses që sjell kualifikimin në raundin e 1/8 të FA Cup. Gola dhe spektakël në “Old Trafford”, teksa në fund festuan djemtë e Ole Gunnar Solskjaer, të cilët ndodhen edhe në krye të Premier League.

Momo Salah zhbllokoi takimin pas një asistimi të marrë nga Firminho në minutën e 18-të. Tetë minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Rashford nisi Mason Greenwood dhe talenti 19-vjeçar nuk gaboi përballë Alisson. Kaq për pjesën e parë, teksa vendasit e filluan shumë mirë fraksionin e dytë të ndeshjes.

Markus Rashford kaloi United në avantazh në minutën e 48-të, duke përfituar nga pozicionimi i gabuar dhe gafa e mbrojtjes mike. “The Reds” reaguan dhe shënuan një tjetër gol 10 minuta më vonë. Sërish Momo Salah autori, me egjiptianin që finalizoi një aksion shumë të bukur të skuadrës së Jurgen Klopp.

Gjithçka u vendos në minutën e 78-të. Goditje dënimi për United dhe ekzekutim mjeshtëror i Bruno Fernandes. Topi në rrjetë, Manchester United në raundin tjetër dhe krizë te Liverpool. Në sfidat e luajtura gjatë mesditës, u regjistruan fitore e Chelsea, Leicester City dhe Burnley, që siguruan kalimin në 1/8 e FA Cup.

Të fundit

Paga e lartë e Ronaldos problem për Juventusin

Situata me pasojat e pandemisë ka bërë që edhe klubi më i fort ekonomikisht në futbollin italian, Juventusi, të jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje. 31 milionë neto është paga vjetore e C

Milani nuk dorëzohet për futbollistin e Fulhamit

Gjiganti italian AC Milan ka shfaqur interesim për futbollistin e Fulhamit, Zambo Anguissa, shkruan “Goal”! Milani e ka “shigjetuar” edhe verën e kaluar mesfushorin defanziv, por nuk u arrit

UEFA po mendon t’ia marrë të drejtën e organizimit të ndeshjeve tri qyteteve të mëdha evropiane për Euro 2021

UEFA po mendon të bëjë disa ndryshime sa i përket organizimit të Kampionatit Evropian Euro 2021, por që do të mbahet këtë vit. Qytetet si Dublin (Irlandë), Glasgow (Skoci) dhe Bilbao (Spanj

Kolollit i duhet ende kohë

Benjamin Kololli ende nuk është i gatshëm për lojë. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i skuadrës së FC Zuerichut, Massimo Rizzo. 28-vjeçari, reprezentues i Kosovës, është duke i mun

Dembele ka shënuar një supergol ndaj Sevillës (Video)

Ousmane Dembele sapo ka shënuar një supergol për Barcelonën në ndeshjen ndaj Sevillas, duke ia kujtuar tifozëve se sa i talentuar është ai. Blaugranat mbyllen pjesën e parë të ndeshjes kthy

Klopp tregon objektivin në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbajtur një konferencë për media para derbit me Chelseat që zhvillohet të enjtën. Klopp theksoi se skuadra e tij synon të jetë në top 4-she. “Para n

Info Tjera