Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Ev4_qjEWYAM9Uts-780x439-1.jpg

Manchester United fiton derbin ndaj Manchester Cityt



Manchester United e ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë në stadiumin Etihad, Djajtë e Kuq kaluan në epërsinë me anë të penalltisë.

Ishte Gabriel Jesus që shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në Anthony Martialin dhe Anthony Taylor dha 11-metërsh për Unitedin.

 

Nga pika e bardhë, i saktë u tregua Bruno Fernandes që mposhti Edersonin që ishte afër të ndalte gjuajtjen e portugezit.

Rastin më të mirë në 45 minutat e parë për Cityn e lëshoi Jesus, që pranoi një pasim maestral nga Riyad Mahrez.

Pjesa e dytë po ashtu filloi më mirë për mysafirët që shënuan golin e dytë me anë të Luke Shaw në minutën e 50-të nga një asistim i Marcus Rashford.

City kishte disa shanse të mira shënimi, mirëpo Raheem Sterling e Gabriel Jesus i lëshuan shanset e qindtpërqindta

Kështu, United i dha fund ecurisë fantastike të Cityt për 21 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.

Pas javës së 27-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 65 pikë, derisa United është në të dytin me 11 më pak.

 

Të fundit

Distria Krasniqi fantastike, shpallet kampione e Evropës

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Xhudistja pejane ka arritur që të fitoi medaljen e artë dhe të shpallet për herë t

Neymar ka vetëm 2 javë kohë

Sipas gazetës franceze “L’equip”, PSG-ja i ka vënë ultimatum 2 javë Neymarit për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2022. Sipas zërave sulmuesi brazilian po mendon një rikth

Modric merr vendim për të ardhmen e tij

Real Madrid dhe Luka Modric do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën një sezon më shumë. Të dy palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbaje kroatin në klub

Formacionet zyrtare, Slavia Pragë – Arsenal: Xhaka nga minuta e parë

Slavia pret Arsenalin në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1 në Emirates dhe ndeshja kthyese pritet të jetë

Si do të jetë e ardhmja e Muriqit

Sulmuesi i Kosovës do t’i ketë edhe disa raste për t’u dëshmuar, në të kundërtën Lazio mund ta shesë atë Eksperienca e Vedat Muriqit në Lazio deri tash ka qenë zhgënjyese. Sulmuesi ko

Ku do të jetë e ardhmja e Lukaku

Romelu Lukaku e pranon se nuk e ka pritur një sukses të Interit këtë sezon. Sulmuesi foli për faqen e Instagramit ‘433’ në një lidhje direkte, ku edhe ka thënë disa fjalë për Scudetton.

Info Tjera