Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/MergimMavraj-1-780x439-1.jpg

Mavraj përfundon karrierën në Kombëtare



Mërgim Mavraj ka deklaruar se po tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare, pas 8 vitesh që nga koha kur debutoi për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera u shpreh se rrugëtimi me Kombëtaren e ka ndihmuar të njohë më mirë veten dhe vendin, si dhe nuk ka lënë pa falenderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi.

Postimi i plotë i Mavrajt:

Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë. Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar ! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë ! Përzemërsisht, Mërgim Mustafë Mavraj.

Të fundit

O’Neal tregon si i shpenzoi një milion dollarë në një ditë

Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, e ka pranuar se nuk e kuptonte se si funksiononin taksat kur ai filloi të bënte shumë para në fillim të viteve ’90, gjë që e mësoi rrugës. Kur O’Neal n

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona

Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij. Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barce

Thellohet kriza me Covid-19 te skuadra e njohur italiane

Tre lojtarë të Lazios humbën seancën stërvitore këtë mëngjes dhe disa prej tyre treguan simptoma të coronavirusit Covid-19, pretendojnë raportet në Itali. Klubi nga kryeqyteti udhëtoi në

Shpërblehet Marash Kumbulla

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën. Nga 22 futbollistët në fushë në Olimpico, 20-vjeçari i Shqipërisë Kumbulla u vlerësua si i treti më i mirë kundër PFC CSK

Rikthehet kaosi në futbollin francez

Megjithëse dëshirat janë për vazhdimin e kampionateve të futbollit, realiteti është padyshim i ndryshëm, që futbolli të funksionojë normalisht, si në vendet e zhvilluara, po ashtu dhe në

Bashkimi fiton dramën në Prizren, Ylli fiton në Suharekë

Në palestrën e sportit në Prizren është zhvilluar ndeshje dramatike mes Bashkimit dhe Trepçës nga Mitrovica. Bashkimi ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 73:72 (27:15, 13:22, 15:19,

Info Tjera