Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/messi-10.jpg

Më shumë jashtë se brenda



Takimi i shumëpritur mes Ronald Koeman dhe Lionel Messi nuk solli atë që shpresonin tifozët e Barcelonës.

Këta të fundit shpresonin që trajneri i ri të shuante të gjitha dyshimet mbi të ardhmen e sulmuesit argjentinas, por nga mediat iberike kanë mësuar se ka ndodhur krejtësisht e kundërta.

“Pleshti” ndërpreu pushimet me familjen e tij, për t’u kthyer në Barcelonë.

Ai zhvilloi takimin e parë me trajnerin e sapo emëruar, që rezultoi më shumë se një bisedë normale, siç ishte komentuar zyrtarisht nga klubi blaugrana.

Sipas mediat spanjolle Lionel Messi ia ka bërë të qartë Ronald Koeman se “e sheh vetëm më shumë jashtë se brënda projektit të ri, pavarësisht se është i vetëdijshëm për vështirësitë që lidhen me situatën e tij kontratuale”.

Në këtë mënyrë, ai që pritej të ishte takimi i “paqes” mund t’i hapë rrugën largimit të bujshëm të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Raporti i Lionel Messi dhe klubit të Barcelonës ishte ftohur muaj më parë, por humbja shkatërruese 8-2 në ndeshjen kundër Bayern Munich në Champions ka bindur përfundimisht “Pleshtin” se ka ardhur koha të ndryshojë ambjent.

Të fundit

Messi befason me deklaratën e tij

Pas një vere të turbullt dhe një raporti të nderë me klubin, që për pak solli ndarjen e bujshme të Lionel Messi me Barcelonën, “Pleshti” ka ndryshuar qëndrim. Me tone dhe fjalë të ndry

Muriqi rezulton negativ edhe në testin e dytë

Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mund të udhëtoj në Romë qysh nesër. Gazetari i njohur, Arlind Sadiku mëson se sulmuesi kosovar ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë. Muriqi pritet që k

U turpërua nga Leicester City, flet Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka deklaruar se skuadra e tij ishte nervoze në ballafaqim me Leicester Cityn si dhe ka vënë në dyshim mentalitetin e ekipit të ti pas humbjes me rezultat

Messi lojtari i katërt në histori të La Ligas që shënon gola në 17 edicione rresht

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është bërë vetëm lojtari i katërt në histori të La Ligas që ka shënuar gola në 17 edicione rresht në këtë kampionat. Messi realizoi një gol nga penallt

Rusët kërkojnë kapitenin e Kombëtares

Sirenat ruse në merkato bëhen më të forta për Elseid Hysaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se Spartaku i Moskës vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e kapitenit të kombëtare

Aston Villa dhe Leipzig tërhiqen nga blerja e Rashicës

Milot Rashica ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij edhe pse shumë skuadra ishin në kërkim të sulmuesit nga Kosova. Rashica ende po stërvitet me Werderi, ndërsa nga ana tjetër klubet e in

Info Tjera