Sport http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/kylianmbappe-psg26.jpeg

Mediat, Mbape mban në duart e tij fatin e Messit



Lionel Messi vijon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me mediat që raportojnë se në rast se Laporta nuk do të fitojë zgjedhjet për president, atëherë argjentinasi në verë do të gjejë një ekip të ri.

Lidhur me këto zëra, “RMC Sport” ka bërë me dije se PSZH ka nisur të mendojë për një sulm të mundshëm për të bindur Lionel Mesin.

Gjithsesi, kjo gjë mund të ndodhë vetëm në rast se Kilian Mbape refuzon të rinovojë.

Gjithmonë sipas “RMC Sport”, drejtuesit e PSZH kanë gati ofertën e rinovimit për Mbape edhe për 4 vitet e ardhshme, pasi kontrata aktuale e sulmuesit skadon verën e vitit 2022.

Në rast se francezi refuzon, atëherë drejtuesit parizienë do të hidhen në sulm për të bindur Lionel Mesin.

Kështu, gjithçka duket se është në dorën e Kilian Mbapes.

Të fundit

Manchester Unitedi i ofron 85 milionë euro për mbrojtësin e Real Madridit

Manchester Unitedi është i gatshëm ta derdhë një shumë të majme parash për qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, sipas mediave spanjolle. Gjiganti i Premierligës Manchester Unit

Bastisje në zyrat e Barcelonës: Arrestohet ish-presidenti Bartomeu

Është arrestuar ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, bashkë me shefin ekzekutiv të klubit, Oscar Grau dhe shefin për çështje ligjore, Roman Gomez Ponti, në lidhje me skandalin

Guardiola konfirmon transferimin e Garcias tek Barça

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Eric Garcia do jetë lojtar i Barcelonës. Eric Garcia do veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Pep G

Krerët e FBK-së ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021. “Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë

Liverpool ka gati zëvendësuesin e Klopp

Zëra të shumtë kanë nisur të spekulojnë se Jurgen Klopp mund të largohet nga drejtimi i Liverpool në fund të sezonit. Pas plot 6 vitesh në krye të “The Reds”, trajneri gjerman duket se

Messi çon Barçën afër kreut

Kur Lionel Messi është në formë, Barcelona fiton pa probleme. Argjentinasi ishte vendimtar sot në fitoren 2-0 që mori ekipi katalanas në fushën e Sevilla-s, e cila vinte pas 6 fitoreve radhazi

Info Tjera